Abdurraman Fangaj ka folur pas barazimit 1-1 kundër Erzenit. Lojtari i Egnatias deklaroi për mikrofonin e Oversport:
“Normalisht jam i zhgënjyer. Ishim futur për të marrë 3 pikët. Shpresoj që në të ardhmen t’i shënojmë rastet e humbura.
Skemë? Është një skemë që e praktikojmë në stërvitje. E kemi provuar disa herë, pavarësisht se nuk e kemi finalizuar siç duhet.
Dëmtimet? Besoj që besimi nuk më ka humbur, pavarësisht dëmtimeve në vitet e fundit. Ndihem shumë mirë dhe besoj kam kapur ritmin te Laçi.
2 pikët e lëna? Normalisht që i qajmë pikët. Kemi treguar lojë të fortë me skuadrat që janë sipër nesh. Ne hyjmë në çdo ndeshje si të barabartë dhe presim të fitojmë ndaj çdo kundërshtari”, tha ai.