Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

“Ishim të lodhur nga ndeshja me Lushnjen”, trajneri Zjarri pas humbjes: Fokusi i Vorës është të përgatitet për Play-Off

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishim të lodhur nga ndeshja me Lushnjen”, trajneri Zjarri pas

Vora dhe Korabi u mbyll me fitoren e dibranëve me rezultatin 1-3. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i vendasve, Endri Zjarri dha prononcimin e tij për MCN TV.

All - Paragraf - 3

“Të vjen keq pasi kishim dy fytyra. Një pjesë e parë ku treguam identitetin tonë. Vijmë nga një ndeshje me Lushnjen ku nuk kanë kaluar 74 orë, ishim të lodhur dhe ndryshuam formacion. Goditëm 2 herë shtyllën dhe mund të përfundonte një rezultat tjetër. Në të dytën bëmë 3 ndërrime për dëmtime.

Duke mos patur organikë të plotë në mbrojtje u detyrova të ndryshoja modul e cila na kushtëzoi në manovër. Pësuam dy gola prej gabimeve tona dhe të vjen keq. Fokusi jonë është të përgatitemi për Play-Off.

Këto luahtje na shërbejnë për të kuptuar se cilët lojtar do të na ndihmojnë në objektivat tanë. Duhet analizuar qetësisht për të bërë ndërhyrjet e duhura.

A ka diferenca me ekipin e 8-të të Superiores? Nëse arrijmë deri aty, do të jetë finale dhe diferencat zerohen pasi futet faktori psikologjik. Është ndeshje teke dhe momentet vendosin gjithçka”, tha Zjarri.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga