Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ish kampioni i Botës në Moto GP: Nuk i hap krahun askujt, "luftë" deri në kilometrin e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Ish kampioni i Botës në Moto GP: Nuk i hap krahun askujt,

Moto GP është futur në periudhën më interesante të sezonit. Ku kanë mbetur edhe katër gara nga fundi i sezonit dhe pretendentët kryesorë për kampion janë Marquez dhe Dovizzioso. Por një nga ish-kampionët e botës në Moto GP duket se iu ka hapur sfidë të gjithëve. Jorge Lorenzo në kuotën e 106 pikëve dhe shumë larg titullit kampion duket se nuk "frikësohet" nga askush.

All - Paragraf - 3

"Jemi katër gara nga fundi dhe unë do jap më të mirën time. Nuk kam aspak presion duke qenë se ndoshta jam larg titullit kampion por sërish nuk i hap krahun askujt të më parakalojë. Tani në këtë përiudhë të gjithë pretendentët do jenë nën presion, diçka të tillë unë nuk e kam. Do mundohem të jap më të mirën. Më pëlqen të garoj me Ducatin, është një motor që më jep një ndjesi të mirë dhe siguri."

Këto janë fjalët e spanjollit  Lorenzo. Ish-kampioni i Botës në Moto GP duket se nuk ndërmend të dorëzohet lehtë dhe do e i japë gaz deri në kilometrin  e fundit të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7