
Inter dhe Barcelona do të përballen ditën e nesërme në Champions League. Ndeshja që do të zhvillohet në “San Siro” duke startuar nga ora 21:00 do të jetë supersfida e mbrëmjes së 4 tetorit. Tekniku Inzaghi ka folur mbi mungesat e shumta që pritet të jenë ndaj Barcelonës.
Sfida ndaj blaugranave do të jetë jetike për Inter pasi mund të vendosë shumë për ecurinë në grupin e “ferrit” ku ndodhet dhe Bayern me Plzen. Simeone Inzaghi foli për mungesat që do të ketë ekipi duke nisur nga Lukaku dhe dilemat mbi aktivizimin e Lautaro dhe Gagliardinit, por në asnjë moment nuk përmendi aktivizimin e shqiptarit Kristjan Asllanit.
Deklarata e Inzaghit:
"Sot në mëngjes Lautaro bëri një test ku asgjë nuk u evidentua. Ai është i lodhur, do të bëjë një stërvitje të pjesshme. Duhet të flas me mjekët dhe lojtarin dhe do të shohim gjendjen e tij. Me siguri Brozovic dhe Lukaku nuk do të jenë prezent, Lautaro dhe Gagliardini janë për t'u vlerësuar nga mjekët. Do të vlerësoj ndeshje për ndeshje portierët, por nesër Onana do të jetë në portë që në fillim. Me Romën ishte një mundësi e shkëlqyer për të rifilluar serin e fitoreve. Ne bëm një paraqitje të shkëlqyer por me dy gabime shumë të rënda pësuam dy golat e Romës. Ne e dimë që vijmë nga një kohë e vështirë për rezultatet, Ndeshja kundër Barcelonës është një mundësi e madhe: ata janë një ekip i fortë, një nga më të mirët në Evropë, humbën pa merit ndaj Bayern. Kanë cilësi shumë të lartë, duhet një lojë e fortë, agresive dhe vendosmërie. Për një moment si ky ne do dalim me fitore".