Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

INZAGHI para derbit në Champions: Ndeshja më e rëndësishme në historinë e Interit

Shkruar nga NEWSPORT
INZAGHI para derbit në Champions: Ndeshja më e rëndësishme

Interi do të presë Milan për të zhvilluar mes tyre edhe gjysmëfinalen e kthimit në Champions League. Ditën e nesërmë duke nisur që nga ora 21:00 në “Giuseppe Meazza” dy skuadrat e Milanos do të bëjnë mes tyre edhe llogaritë e finales.

Dueli i parë mes tyre i zhvilluar në “San Siro” ka përfunduar në favor të zikaltërve me shifrat 2-0. Në prag të kësaj sfide ka folur në konferencën për shtyp, trajneri Simone Inzaghi, i cili ka theksuar se pavarësisht avantazhit përsëri nuk ka asgjë të sigurtë për finalen.

“U zhgënjyem nga shorti në gusht, sepse nuk kishim shumë fat, por në të njëjtën kohë i thashë stafit dhe lojtarëve se as Barcelona me Bajernin nuk ishin të lumtur.

Ne e dimë që nesër është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Interit. Ne e dimë që nesër do të kemi një avantazh të merituar, por ne nuk duhet vetëm ta menaxhojmë atë. Ne duhet të luajmë si Interi, duke e ditur që përballë do të kemi një skuadër shumë të fortë.

Rikthimi i Lukakut? Ju e njihni atë dhe ju e dini se çfarë mund të bëjë ai. Është ajo që ne prisnim gjatë këtij viti, por fatkeqësisht diçka e papritur i ndodhi atij dhe Brozoviçit, që na hoqi ne dy nga lojtarët tanë më të rëndësishëm. Por çfarë po shihni është një Lukaku që është kthyer në formën e tij më të mirë. tre ndeshje brenda një jave. Nuk e di nëse ai mund t’i përballojë ato dhe as nuk e di nëse ai do të na japë të njëjtën performancë si në sfidat me Romën dhe Sasuolon.

Tifozët? Nesër nuk kam asnjë dyshim, ata kanë qenë gjithnjë me ne në çdo moment, në ato të mira dhe në të këqija”, ka përfunduar Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga