Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

INZAGHI i kënaqur pas fitore: Jemi kthyer në formën më të mirë, kemi detyrim rednitje në top-4

Shkruar nga NEWSPORT
INZAGHI i kënaqur pas fitore: Jemi kthyer në formën më

Inter fitoi me goleadë ndaj Veronës. Zikaltërit triumfuan me rezultat tenistik 6-0 duke shkëputur nga Roma dhe Milan. Një ndeshje që padiskutim ka lënë të kënaqur trajneri Simone Inzaghin.

 “Ne po luajmë mirë, jemi në një moment të mirë dhe kemi rigjetur formën e përkryer të disa lojtarëve. Rezultatet po vijnë, jam i lumtur, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Pas 72 orësh do të sfidojmë Romën dhe ne duhet të përgatitemi për një ndeshje të madhe.

Ndaj Veronës ishim të jashtëzakonshëm, kundër një skuadre që kishte humbur vetëm ndaj Fiorentinës në shtëpi në vitin 2023.

Ne kemi detyrim të përfundojmë në top katërshe. Kalendari nuk është shumë i thjeshtë, por grackat janë përtej kalendarit. Të gjithë kemi ndeshje shumë të vështira, por jemi të kënaqur me momentin.

Gjëja kryesore është që kemi filluar të shënojmë. Dzeko dhe Lautaro fantastik, i gjithë ekpi punon në grup, kjo është ajo që adhuroj te kjo skuadër”, ka theksuar Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga