
Në ndeshjen që Interi barazoi 0-0 me Sampdorian ajo që ra më shumë në sy ishte përplasja që patën mes tyre dy lojtarët zikaltër.
Romelu Lukaku ngriti zëri ndaj Nicola Barellas dhe madje nuk kurseu as të sharat ndaj tij. Kjo situatë sigurisht nuk do të kalojë pa një dënim nga skuadra italiane.
Drejtuesit sipas “Corriere della Sera” do të jenë me “dorë të hekurt” ndaj tyre, teksa në ditët në vijim pritet të mësohet edhe vendimi i klubit, ku me shumë gjasa do të dënojë me gjobë futbollistët.
Poll