Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi drejt Spanjës për kualifikimin, Simone Inzaghi me mungesa ndaj Atleticos

Shkruar nga NEWSPORT
Interi drejt Spanjës për kualifikimin, Simone Inzaghi me mungesa ndaj

Interi do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Atletico Madrid. Përballje kjo e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League dhe do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00.

Sfida e parë mes dy ekipeve e zhvilluar në “San Siro” ka përfunduar në favor të skuadrës italiane me shifrat 1-0. Zikaltërit do të kërkojnë kualifikimin në çerekfinalen e Champions, por Simone Inzaghi do të vuajë mungesën e dy lojtarëve.

Marko Arnautovic dhe Carlos Augusto kanë pësuar dëmtime dhe nuk do të mund të luajnë ndaj spanjollëve. Është vetë klubi që ka konfirmuar dëmtimet e dy futbollistëve dhe ka zbuluar gjendjen e tyre.

“Marko Arnautovic dhe Carlos Augusto i janë nënshtruar testeve mjekësore këtë mëngjes në institutin Humanitas në Rozzano.

Austriaku ka pësuar një çarje të muskulit në kofshën e djathtë, ndërsa braziliani ka një çarje të muskulit në këmbën e djathtë. Gjendja e dy lojtarëve do të përcillet gjatë ditëve në vijim”, shkruajnë “Nerazzurët”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga