
Bekim Balaj dhe Ildi Gruda po udhëheqin sulmin e Vllaznisë me golat e tyre. Bashkë kanë shënuar një total prej 23 golash, si asnjë dyshe tjetër në 26 javë kampionat.
Balaj kryeson listën e golashënuesve me 15 gola në total. Gruda është ndjekësi më i afërt nga sulmuesit aktual të Superiores. Sulmuesi i afruar verën e kaluar nga Teuta, numëron 8 gola.
Një fakt interesant është se bashkë me Balajn janë “kokë më kokë” përsa i përket golave, nëse nuk merren parasysh penalltitë. Kjo pasi në 15 golat e shënuar, Balaj ka 7 gola të shënuar me penallti.
Dyshja shkodrane janë një prej arsyeve pse Vllaznia po bën kaq mirë. Aktualisht kuqeblutë mbajnë vendin e dytë në Superiore me 4 pikë më pak.
Poll