Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

IBRAHIMOVIC është jashtëtokësor, me golin ndaj Udineses thyen një rekord historik në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
IBRAHIMOVIC është jashtëtokësor, me golin ndaj Udineses

Milan u përball me Udinesen në Serie A mbrëmjen e djeshme, teksa kuqezinjtë u mposhtën 3-1. Golin e vetëm për skuadrën e Stefano Piolit arriti ta shënonte Zlatan Ibrahimovic, i cili është rikthyer pas dëmtimit të jetë sërish protagonist.

Sulmuesi suedez me golin në sfidën e djeshme ka thyer një rekord historik në kampionatin italian. Ibra u bë shënuesi më i vjetër në këtë kompeticion, teksa golin e shënoi në moshën 41 vjeç e 166 ditë. Më parë, rekordin e mbante Alessandro Costacurta, i cili hyri në listën e golashënuesve kur ishte 41 vjeç e 25 ditë, në maj 2007.

Ibrahimovic ëhstë jashtëtokësor dhe nuk ka ndërmend të ndalet, teksa është grumbulluar nga Suedia për dy ndeshje eliminatore të Euro 2024 ndaj Belgjikës dhe Azerbajxhanit.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga