
Interi mposhti në finalen e Superkupës së Italisë skuadrën e Milan, teksa fituan kështu edhe trofeun e parë për këtë sezon.
Lautaro Martinez ishte protagonist absolut i kësaj fitoreje, i cili dhuroi “show” për t’i dhuruar kështu të tijve edhe Superkupën përballë rivalit të përjetshëm, Milan.
Pas këtij triumfi, sulmuesi argjentinas, i cili vetëm 1 muaj më parë ngriti lart trofeun e Kupës së Botës, do të shprehej.
“Ne kemi fituar një tjetër trofe, është e gjitha për ju. Shijojeni, ne po e çojmë kupën në shtëpi. Forza Inter”, shkruan kampioni i Botës.
Poll