
Esquerdinha ka folur pas barazimit 1-1 kundër Erzenit. Autori i golit për Bylisit u shpreh mjaft i lumtur për golin e shënuar kundër shijakasve. Në fjalën e tij për Oversport, lojtari i mallakastriotëve tha:
“Jam shumë i kënaqur për golin e parë me Bylisin. Më vjen shumë keq që nuk arritëm ta fitonim ndeshjen. Ishte shumë e rëndësishme për ne dhe tifozët në stadium. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ndeshjen e radhës kundër Kukësit që është kundërshtar direkt i yni. Skuadra po luan mirë dhe do të provojmë të grumbullojmë sa më shumë pikë.
Qëndrimi në elitë? Kemi shumë besim. Trajneri i ri ka sjellë një lojë të mirë dhe pozitive në skuadër. Të gjithë mund të besojnë se do të qëndrojmë në elitë. Shpresoj që pas këtij goli të vijnë dhe të tjerë. Dua të ndihmoj skuadrën për të qëndruar në Superiore”, tha ai.