Jo më kot thuhet që derbi i kryeqytetit luhet një javë para dhe një javë pas. Së fundmi, janë tifozët e Tiranës që kanë reaguar në kanalin e tyre zyrtar. Fanaticsat i bëjnë thirrje lojtarëve të reagojnë që në ndeshjen e ardhshme. Sipas tyre dje fati s’ishte në anën e bardhebluve.
“Dje nuk ishte dita e ekipit, presim reflektim, seriozitet mbi fanelen dhe fitore deri ne jave te fundit. Gjithashtu TF falenderon per urimet ne diten e mesuesit! Zotohemi se gjithmone do te japim leksione edhe pertej 90min", shkruhej në postimin e ultrasve bardheblu.
Kujtojmë që Tirana u mposht me rezultatin 2-0 në një sfidë të dyluftuar, por në fund nxorri Partizanin fitues.
[caption id="attachment_683463" align="alignnone" width="674"] Reagimi i tifozëve bardheblu[/caption]