
Partizani arriti të fitonte dje kundër Erzenit, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Giovani Colella triumfuan 2-1.
Të pranishëm në stadium ishin dhe tifozëritë e dy ekipeve. Së fundmi, janë ultrasit e Erzenit që kanë bërë një postim në rrjetet sociale duke ironizuar tifozët e Vllaznisë. Në facebook, ata shkruanin:
“Çudia më e madhe është që kur humbet Erzeni, gëzojnë ato “Ultras Modrad”. Ata që nuk dinë ku kanë tupanin, ata që ndalojnë në Fushë Krujë, presin furgonat e FNSH që t’i fusin në Durrës. Gëzojnë ata që Erzeni i çoi në Peqin me pa Stambollin, gëzojnë ata pikërisht, ata ultras biçikletat pa shalë”.