Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbja e parë pas 10 ndeshjesh, Mirel Josën e penalizuan barazimet

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e parë pas 10 ndeshjesh, Mirel Josën e penalizuan barazimet

Mirel Josa nuk do të vazhdojë në krye të Laçit, teksa trajneri i ri te bardhezinjtë pritet të jetë Armando Cungu. Mirel Josa regjistronte me skuadrën e tij 10 ndeshje pa humbje në Superiore, para se Skënderbeu të fitonte 0 me 1 në Laç.

Kjo disfatë nuk u kapërdi, pasi bardhezinjtë ndodhen tashmë vetëm 2 pikë larg vendit të 8 që mban Teuta. Gjatë këtyre 10 ndeshjeve, 8 kanë qenë barazime dhe vetëm 2 fitore. Barazimet shihen dhe si shkak që e penalizuan Josën, pasi në fund konvertohen vetëm 1 pikë.

Në total, Josa drejtoi 20 ndeshje të Laçit këtë sezon në Superiore. 4 ishin fitore, 11 barazime dhe 5 të tjera humbje. Kështu në total ka arritur të grumbullojë 23 pikë nga 30 që gëzon Laçi në total.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga