
Emma Raducanu është bërë anglezja e parë pas 44 vitesh që fiton një turne madhor në tenis. 18 vjeçarja britanike ka mposhtur në finalen e US Open kanadezen Leylah Fernandes. Gjatë gjithë ndeshjeve, ylli i ri i tenisit nuk ka humbur asnjë set, duke vendosur rekord në US Open.
Në finale, përballja mes dy tenisteve zgjati vetëm 51 minuta, duke fituar 2-0 me sete. 6-4, 6-3 ka fituar anglezja që vendos kështu një rekord personal. Finalja mes tyre ishte e para në një event madhor, që pa dy finaliste poshtë 22 vjeç. Vajza e fundit britanike që fitoi një slam të madh ishte Virginai Wade, në Wimbeldonin e 1977.
Poll