Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

VIDEO/ Kylian Mbappe harron “hallet” e Real Madrid, sulmuesi “kapet mat” me aktoren spanjolle në Paris

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kylian Mbappe harron “hallet” e Real Madrid, sulmuesi
Kylian Mbappe dhe Ester Exposito

Në aspektin personal, sezoni aktual ka qenë me shumë oshilacione për Kylian Mbappe. Ai ka shënuar “lumë” golash, por Real Madrid ka mbetur pa trofe këtë sezon, teksa vetë francezi është momentalisht i dëmtuar, duke mos ditur datën e rikthimit.

Megjithatë, duket se jeta jashtë fushës së lojës, po i shkon mjaft mirë 27-vjeçarit. Ky i fundit është “kapur mat” me aktoren spanjolle, Ester Exposito. Të dy shihen të jenë në një nga restorantet e Parisit, duke vështruar njëri-tjetrin si më të dashuruar se kurrë.

Ester, është një aktore spanjolle 26-vjeçare, e cila prej kohësh është përfolur për një lidhje me futbollistin, por tashmë “dyshimet” kanë marrë fund. Duket se ditët e dëmtimit, Mbappe ka preferuar t’i kalojë pikërisht pranë aktores. Ndërsa në fushë me shumë mundësi do të rikthehet para Botërorit 2026, kompeticion i cili starton më 11 qershor.

Këtë sezon, Mbappe ka luajtur 41 ndeshje me Real Madrid, duke shënuar 41 gola e asistuar në 6 të tjerë. Megjithatë, ai “kryqëzohet” shpesh në rrjet, si “autori” kryesor i humbjeve të madrilenëve, pasi për hir të së vërtetës statistikat tregojnë se sa herë ai ka qenë në fushë “Los Blancos” shumicën e ndeshjeve i kanë humbur.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gedeon Taieb (@taieb_gedeon)

Poll

Lexo gjithashtu