Futbollisti me partneren e tij/ Fotomontazh
Futbollisti i Elbasanit, Emiliano Musta dhe partnerja e tij, Anxhela Karaj do të bëhen prindër. Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke e ndarë këtë gëzim të madh me ndjekësit e tyre.
Emiliano dhe Anxhela do të bëhen kështu prindër për herë të parë, me dyshen që kanë zbuluar edhe gjininë e bebit. Nëpërmjet një video tregohet se ata presin një vajzë, teksa gjininë e kanë zbuluar në bregdet.
“Zoti e dinte se çfarë na duhej. Duke festuar dhuratën më të madhe që na dha jeta! Mezi presim të të takojmë mrekulli e vogël”, shkruhet në postimet e çiftit.
Poll
