
Ylli i Bayern Munich dhe i Kombëtares kanadeze, Alphonso Davies, ka zgjedhur që ditët e fundit të qershorit t’i kalojë në ishullin grek të Mykonos.
Futbollisti është fotografuar në një jaht luksoz duke shijuar diellin dhe detin, në shoqërinë e partneres së tij, modeles dhe influencueses digjitale Cheyenne Jen.
Çifti shihen shumë pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime nën rrezet e diellit, ndërsa qëndronin të qetë mbi jahtin luksoz.

Cheyenne, e veshur me bikini, dukej e relaksuar pranë Davies, teksa nuk munguan momentet e dashurisë, të qeshurat dhe afrimiteti mes tyre.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka publikuar foto nga pushimet në rrjetet sociale, pamjet e kapura tregojnë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të lumtur.
