Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Prezantueses holandeze nuk i del "e keqja" me Diego Costan: Më infektoi qëllimisht, u afrua dhe...

Shkruar nga NEWSPORT
Prezantueses holandeze nuk i del "e keqja" me Diego Costan: Më
Helene Hendriks dhe Diego Costa

Prezantuesja televizive holandeze Helene Hendriks ka akuzuar ish-sulmuesin e Chelseas, Diego Costa se i ka kollitur qëllimisht në fytyrë pas ndeshjes së Liverpool-it me Atletico Madridin në Anfield në mars të vitit 2020.

Prezantuesja 45-vjeçare, e cila po mbulonte ndeshjen për televizionin holandez, pretendon se u infektua me COVID-19 vetëm dy ditë pas përballjes me lojtarin e kombëtares spanjolle. Hendriks i bëri akuzat kur po jepte një intervsitë për “HNM” këtë javë, ndër të tjera ajo vijoi t’a përshkruante incidentin si "skandaloz".

Ndeshja e 11 marsit 2020 u zhvillua në fillim të pandemisë dhe që atëherë është bërë "famëkeqe" për rolin e saj të mundshëm në përhapjen e virusit në të gjithë Merseyside.

Sipas medias “GBNews”, prezantuesja Hendriks gjatë rrëfimit të saj shpjegoi se pas ndeshjes kur kishte bisedën me Costan ai kolliti qëllimisht.   

“Së pari kisha Virgil van Dijk, pastaj Diego Costa. A e dini çfarë bëri Diego Costa? Ai erdhi dhe qëllimisht kolli në fytyrën e të gjithëve”, u shpreh ajo.

Poll

Lexo gjithashtu