
Fotomontazh/ Shkëndija - Qarabag, Noizy
Noizy do të jetë i pranishëm sonte në ndeshjen Shkëndija – Qarabag, e vlefshme për fazën e 3-të të UEFA Champions League. Sfida që do të zhvillohet në Shkup, do të nisë në orën 20:00.
Ndërkohë që më anë të një “InstaStory”, është vetë reperi nga Dibra, i cili ka konfirmuar prezencën e tij për të mbështetur ekipin nga Tetova. “Sonte po vi me pa ndeshjen”, shkruan këngëtari në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Noizy është gjithashtu një mik i ngushtë i Blerim Destanit. Ky i fundit është djali i Lazim Destanit, presidentit të klubit të futbollit Shkëndija.

Postimi i Noizy
Poll