
Modelja e njohur argjentinase Wanda Nara, disa javë më parë kishte pranuar publikisht se po dilte me një futbollist që merr pjesë në Kampionatin Botëror të Klubeve, pa zbuluar identitetin e tij.
Mediat argjentinase kanë zbuluar se bëhet fjalë për Ayrton Costa, mbrojtës 25-vjeçar i Boca Juniors. Wanda, 38 vjeçe, dhe futbollisti po shijojnë romancën e tyre.
Ndërkohë, ish e fejuara e Ayrton, Candela Oyarzabal, modele dhe studente marketingu nuk e ka pritur mirë lidhjen e re të tij. Ajo reagoi menjëherë në rrjetet sociale me nje thumb, duke shkruar: “Shkëmbeve një Rolex me një Casio”.
Candela iu referu frazës së këngës së Shakirës kundër Gerard Pique, ndërsa postimin e shoqëroi edhe me një këngë të L-Gante, ish-i dashuri i Vandës.