©FocusOnline Manuel Neuer & Anika Neuer
Manuel Neuer do të bëhet baba për herë të dytë. Ky është lajmi që vjen nga Gjermania për portierin gjerman, i cili pas pak do të zbresë në fushë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit përballë Real Madrid në hapin e dytë çerekfinal të UEFA Champions League.
E përditshmja gjermane BILD shkruan se 40-vjeçari pret një tjetër fëmijë nga bashkëshortja nga martesa e tij e dytë, Anika Neuer. Kujtojmë se me ish-bashkëshorten, Nina, ka një djalë të quajtur Luca, i lindur në mars të vitit 2024.
Neuer ka tashmë një arsye më shumë për t’iu gëzuar këtij momenti, teksa në fushë do të bëjë gjithçka që të frenojë sulmuesit e Realit për t’i mundësuar Bayernit gjysmëfinalet.
View this post on Instagram
Poll
