Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Ju kujtohet Ivana Knoll që i solli "fat" Kroacisë në Kupën e Botës? Modelja shpërqëndron kameramanin me “hiret” e saj dhe ndërpret intervistën (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Ju kujtohet Ivana Knoll që i solli "fat" Kroacisë në
Ivana Knoll

Vëmendja nuk do shumë përpjekje për t’u fituar, kur bëhet fjalë për Ivana Knoll, tifozen speciale të Kroacisë e cila u bë e famshme pikërisht në turneun e Kupës së Botës të vitit 2022 që u mbajt në Katar.

Asokohe, Knoll ishte e pranishme në çdo ndeshje të skuadrës që mori vendin e tretë në rangun e finalistëve, pasi mposhti Marokun me rezultatin 2-1, çfarë solli dhe medaljen e bronztë.

Këtë herë, modelja e lindur në Frankurt të Gjermanisë është bërë protagoniste në garat e Formula 1, më saktësisht në Grand Prixin që po zhvillohet aktualisht në Miami dhe Knoll asesi s’mund të mungonte pasi është një ndjekëse e rregullt e këtij turneu.

“Hiret” e saj detyruan kameramanin të shkëpuste për një çast fokusin e një bisede për mikrofonat e Sky Sports i cili përqëndroi maksimalisht kamerën e tij drejt modeles, një shenjë se Knoll “nuk pyet” për atë se çfarë ndodh përreth saj dhe kthehet në çast në magnet për vëmendjen e shikuesve.

Poll

Lexo gjithashtu