Jurgen Gjasula dhe Françeska Rustem
Ish-mesfushori i Kombëtares Jugen Gjasula, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel. Edhe pse nuk pati një ndikim të madh te Shqipëria, sikurse vëllai i tij Klaus Gjasula, Jurgeni ka vendosur të nis një rrugëtim të ri profesional, si trajner.
Ndër temat e diskutimit ishte edhe statusi i tij, teksa tregoi “më shumë” seç duhet. “Jam beqar. Unë jetoj në Gjermani, konkretisht në qytetin e Berlinit.
Aty ka shumë vajza, ama deri tani nuk kam gjetur të duhurën. Nuk ka njeri perfekt, por duhet të ketë kimi. Nga tipi më pëlqen më shumë Françeska Rustem (moderatorja)”, tha Gjasula.
Poll
