
Influencerja e njohur Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, kanë vendosur t’i japin fund thashethemeve duke konfirmuar lidhjen e tyre. Lajmi u bë publik përmes një postimi të Vesës në rrjetet sociale, ku ajo ndau disa momente të afërta me partnerin e saj.
Në fotot e publikuara, çifti shfaqet duke shkëmbyer puthje, ndërsa në një tjetër postim Vesa ka treguar një buqetë me trëndafila të kuq, dhuratë nga Daku me rastin e përvjetorit të lidhjes së tyre. “Gëzuar përvjetorin”, ka shkruar ajo në mbishkrimin që shoqëronte foton romantike.
Edhe pse deri më tani e kishin mbajtur marrëdhënien larg syve të publikut, prej muajsh janë përfolur për afërsinë mes tyre. Madje, Vesa është parë disa herë në tribunat e stadiumeve, duke përkrahur Dakun në ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe përballjen e Shqipërisë ndaj Letonisë në “Air Albania”.

