
Moderatorja sportive, Eva Murati, ka bërë një reagim lidhur me komentin që po qarkullonë në rrjetet sociale mbi dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topalli me Cindy Marinën.
E ftuar nga Ronaldo Sharka në programin “Live From Tirana”, Murati zgjodhi të mos jetë e pranishme në studio, por dërgoi një mesazh për të sqaruar situatën.
Në komentin që Murati ka bërë, ka përmendte lekët e vjedhura nga fondet publike si dhe ka lënë të kuptonte që Genari e ndiqte çdo ditë, madje edhe një ditë para dasmës së tij.
Ronaldo e lexoi në studio për publikun mesazhin që Eva i ka dërguar në lidhje me komentin që po bënë bujë në rrjetet sociale.
“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”, thuhet në mesazhin e Evës.