
Armando Broja - Sindi
Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt largimin nga Chelsea, por momentalisht duket se nuk e ka mendjen aty.
Broja po kalon këto ditë pushimi krah partneres së tij, të cilën ka vendosur ta bëjë publike për herë të parë. Është vetë sulmuesi 22-vjeçar, ai që ka shpërndarë foto me të dashurën e tij, Sindin, një vajzë nga Përmeti.
Pavarësisht momentit të tij jo të mirë në fushën e blertë, duket se jashtë saj, Broja ka shënuar “golin” më të bukur të jetës. Sulmuesi kuqezi duket më i lumtur se kurrë krah vajzës përmetare.
View this post on Instagram
Poll