Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Aktori hollivudian “infektohet” nga simboli me shqiponjë, një futbollist shqiptar merr pjesë në ligën më të re britanike dhe pozon me Will Smith

Shkruar nga NEWSPORT
Aktori hollivudian “infektohet” nga simboli me shqiponjë,
Aktori hollivudian, Will Smith dhe Ergys Pepaj

Aktori i njohur hollivudian Will Smith pozon duke bërë shqiponjën me dorë, simbol krenarie kaq i dashur për shqiptarët, por kthyer në një trend mes artistëve e futbollistëve. Shkak është bërë një shqiptar Ergys Pepaj, një futbollist që luan në Britani, të quajtur Baller League me ekipin e FC RTW.

Liga është e njohur në Britani dhe ndeshjet shfaqen në Sky Sport, ndërsa shqiptari luan si mesfushor. Por në përballjen e fundit në këtë ligë krijuar këtë vit, ai shënoi plot tre gola personal pavarësisht humbjes së skuadrës së tij, çka shkaktoi jo pak befasi dhe entuziazëm.

 Në edicionin e parë të Baller League UK, që mblodhi 12 ekipe të përbëra nga yje të rrjeteve sociale dhe përmbajtës të njohur, finalja u zhvillua në Copper Box Arena. Titulli i shkoi ekipit SDS FC, por ndeshja që fitoi zemrat ishte padyshim ajo “Legjendat kundër Krijuesve”, aty ku Pepaj shkroi faqen e tij më të ndritur. Por kush është Ergys Pepaj?

I lindur në Koplik në Malsinë e Madhe Ergysi udhëtoi pa dokumenta në Britani, por shumë shpejt e gjeti veten. Ai është djali i ish-trajnerit të futbollit të vajzave Selami Pepajt dhe e gjen veten edhe si krijues lojrash futbolli në rrjetet sociale e në tik-tok.

Foto e fundit që ka nxjerrë nga Copper Box Arena me yllin hollivudian Will Smith është hedhur nga Pepaj në rrjetet sociale, duke krjuar jo pak hilaritet nga komentuesit. Ky i fundit ka qene i ftuar në ndeshjen finale të Baller League UK në edicionin e parë të këtij kampionati.

Aktori hollivudian “infektohet” nga simboli me shqiponjë,
Foto e publikuar nga Baller League UK

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga