Historia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare. Çifti i njohur argjentinas, i cili ka dy vajza që jetojnë në Argjentinë me Wandën, prej kohësh kanë ndjekur rrugë të ndara, por herë pas here vazhdojnë të “sulmojnë” njëri-tjetrin.
Futbollisti argjentinas aktualisht jeton në Stamboll, ku luan për Galatasarayn dhe është në një lidhje me aktoren dhe modelen Chyna Suarez. Ndërkohë, Wanda Nara duket se ende nuk e ka pranuar plotësisht lidhjen e tij të re, dhe shpesh shfaqet xheloze në çdo rast që i jepet mundësia.
Së fundmi, Mauro Icardi i ka bërë Chynës një dhuratë luksoze që ka tërhequr shumë vëmendje. Ai i ka dhuruar një çantë rozë “Louis Vuitton”, pjesë e një koleksioni të veçantë, shoqëruar me një dedikim romantik të shkruar me dorë:
“Përmbushja e dëshirës tënde për të pasur këtë çantë të vogël rozë më bën shumë të lumtur, sepse dhurata ime më e mirë është të të shoh të buzëqeshësh dhe të të kem pranë meje. Të dua”.
Chyna Suarez e ka ndarë dhuratën me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke marrë mijëra reagime dhe komente nga fansat. Ndërsa ajo që ka që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është Wanda e cila ka shfaqur xhelozi, pasi lojtari ka harruar ditëlindjen e vajzës së tyre.
