
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, gjithashtu partnerja e portierit Alban Hoxha, ka “hapur zemrën” e saj dhe ka rrëfyer planet për zgjerimin e familjes dhe problemet me të cilat po hasen.
Në një intervistë të dhënë për emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ajo tregoi dëshirën e saj për t’u bërë mami e një vajze por si pasojë e një problemi hormonal kjo dëshirë nuk po plotësohet.
“Ne kemi dy vjet që po përpiqemi të bëjmë një vajzë. Unë kam një problem hormonal. Do doja shumë ta kisha një vajzë”, tha ajo teksa më tej bëri me dije se disa vite më parë kaloi një abort spontan, gjë e cila e komplikoi mundësinë për një shtatzëni tjetër.
“Para 2-3 viteve, kur kisha një abort spontan, mu komplikua pak kjo gjëja. Jam vizituar, por të shohim. Kam kohë dhe dy vjet për ta bërë, po ma dha Zoti dhuratë”, përfundoi ajo.