Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Gjithmonë maksimumin për qytetin tim”, Hysen Memolla karikon Egnatian: Le të bëjmë histori këtë 2024 djema!

Shkruar nga NEWSPORT

Hysen Memolla pritej të largohej nga skuadra e Egnatias këtë merkato janari, me mbrojtësin që kishte nisur negociatat me Vllazninë. Gjithashtu, ai pati refuzuar edhe një ofertë nga Turqia në verë duke i qëndruar besnik ekipit të qytetit të tij.

Rrogozhinasi është kthyer në një lider absolut në dhomat e zhveshjes duke karikuar e motivuar shokët e skuadrës. Së fundmi, ish-mbrojtësi i Kombëtares shfrytëzon hyrjen e vitit 2024 për të karikuar e motivuar më shumë bashkëlojtarët e tij.

Me një postim në Instagram ai shkruan: Gjithmonë maksimumin për qytetin tim. Le të bëjmë histori këtë 2024 djema!

Egnatia rinis kampionatin më 13 janar ku pret Skënderbeun në shtëpi për javën e 19-të të Superiores. Rrogozhinasit duan fitoren për të thelluar kryesimin dhe për të vijuar rrugën drejt titullit kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga