Skuadra e Prishtinës ka nisur udhëtimin drejt ngushticës së Gjibraltarit për të zhvilluar takimin e parë të raundit paraeliminator të Europa LEAGUE ndaj College Europa.
Njoftimin e ka bërë klubi në faqen e tij zyrtare në "Facebook" ku ka theksuar dhe për vështirësitë e udhëtimit, zgjedhjen e arbitrave portugezë për gjykimin e takimit, akomodimin e ekipit si dhe një informacion të rëndësishëm për transmetimin direkt të ndeshjes.
"Sot niset ekipi.Gjyqtarët janë nga Portugalia
Prishtinë, 26 qershor 2018 - Skuadra ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore. Ndërsa me shumë vështirësi dhe me nga dy drejtime, skuadra (mbrëmë) sot merr rrugën për Gjibraltar, në vendin më të zorshëm për të udhëtuar. Megjithatë me shumë probleme, gjithçka është gati dhe sot nga ora 15 skuadra niset nga kryeqendra në Tiranë nga do të udhëtoj në Londër e pastaj në Gjibraltar.
Skuadra do të vendoset në hotelin"O'Callaghan Eliott", ndërsa të shtunën kthehet në kryqendrën tonë.
Po ashtu janë caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjet të cilën janë nga Portugalia, ndërsa delegati i ndeshjes nga Finlanda."
Ndeshja zhvillohet të enjten nga ora 18:00 dhe nuk ka njoftim që ka transmetim televiziv, por më hollësisht Ju informojmë nga Gjibraltari."
Sfida do të luhet pas dy ditësh në orën 18:00 në stadiumin "Victoria".