Kanë përfunduar 8 ndeshjet e para të vlefshme për “play-off” e 1/16-ave të UEFA Europa League. Në këto sfida pati surpriza të shumta, teksa u shënua një total prej 22 golash.
Dinamo Zagreb i Arbër Hoxhës është mposhtur 1-3 në shtëpi përballë Genk. Ndërkohë që Bologna mori një fitore 1-0 në transfertë përballë Brann. Në krahun tjetër, Fenerbahce u turpërua në shtëpi, pasi u mposht 0-3 nga Nottingham Forest.
Stuttgart nuk fali në transfertë përballë Celtic, sfidë që përfundoi 4-1 për gjermanët. PAOK u mposht në shtëpi 1-2 nga Celta Vigo, ndërsa Lilla u shtang, pasi humbën 0-1 ndaj serbëve të Crvena zvezda.
Në ndeshjet e tjera, Ludogorets fitoi 2-1 përballë Ferencvaros, ndërsa Panathinaikos barazoi 2-2 me Plzen.
