Celta Vigo - Lyon
Kanë përfunduar pjesët e para në 4 ndeshjet e orës 21:00 në Europa League, faza e 1/8-ave. Celta Vigo po mposht Lyon 1 – 0. Goli i Rueda në minutën e 25-të po i jep fitoren skuadrës spanjolle.
Befasia më e madhe vjen nga Hungaria. Ish-ekipi i Myrto Uzunit Ferencvaros, po fiton 1 – 0 karshi Bragës. Edhe pse portugezët janë dominues në statistika, finalizimi i Kanichowsky në mintën e 32-të e mban në avantazh Ferencvaros.
Genk kryeson minimalisht 1 – 0 ndaj Freiburg, ndërsa Midtjylland po “reziston” në tokën angleze kundër Nottingham Forest, pa gola.
Celta Vigo 1 - 0 Lyon
Poll
