Elbasani ka mbyllur gjithçka për transferimin e Edon Hasanit. Drejtuesit kanë arritur akordin total me firmën që është hedhur mbi kontratë. Ashtu siç paralajmëroi Newsport.al, mesfushori i njohur është prezantuar në ‘Elbasan Arena’ por zyrtarizimi do të vijë vetëm nesër në mëngjes.
Me një postim në rrjete sociale, klubi rrit emocionet e tifozëve teksa publikon një video të shkurtër, njëjtë si ai para prezantimit të Bedri Grecës. “Gjeje kush erdhi”, shkruan Elbasani teksa fton tifozët të gjejnë emrin e lojtarit më të ri.
Edon Hasani do të jetë goditja më e madhe deri tani në Kategorinë e Parë pasi një lojtar i nivelit të tij padyshim rrit jashtë mase cilësinë e ekipit të Nevil Dedes.
[caption id="attachment_699412" align="alignnone" width="709"] Foto e marre nga AF Elbasani ne Instagram©[/caption]