
Olivier Giroud është fare pranë nënshkrimit të kontratës së re me Milanin. Francezi ka rënë dakord me klubin për vazhdimin e aventurës në Milanello. “Sky” zbulon se sulmuesi do të qëndrojë në bazë të kontratës së re tek Milan deri në qershor 2024.
Paga e tij e re do të shkojë në 3,8 milionë euro plus bonuse. Giroud erdhi tek Milan në verën e 2021 dhe deri tani ka fituar një Scudetto me kuqezinjtë duke qenë protagonist absolut. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit dhe prandaj klubi po nxiton të rinovojë me të.
Poll