
Ëngjëll ka folur pas fitores 4-1 kundër Teutës. Mesfushori i Partizanit nuk kurseu batutat me Gent Muçën në studio, duke i treguar se si i shënonte në stërvitje kur ishin bashkë te Tirana. Në fund u shpreh gati për të qenë pjesë e kuqezinjve. Në fjalën e tij për Oversport, Hoti u tha:
“Ishte një fitore e rëndësishme për ne. Kemi pasur në plan për të shënuar sa më shpejt. Çdo kundërshtar po rri pas. Kur i shënon, nisin të sulmojnë. Trajneri më nxorri, e rëndësishme është që fituam. Duam të shkëputemi sa më shumë.
Asiste? Po do të fokusohem dhe aty. Tani jam duke e marrë veten. Kam pasur pak probleme me kaviljen. Çdo ditë po fokusohem aty, për të vazhduar me fitore.
Harmonia? Po kombinuam shumë mirë. Javë pas jave po bëjmë sa më mirë. Te goli i parë i imi, e dija që Da Silva do ma pasonte aty. Çunat e tjerë që janë futur, po bëjnë mirë. E rëndësishme është që të vijojmë kështu. Kemi shumë kualitet për të shënuar gjithëkush.
Goditjet nga larg? Gent, ti e di sa herë ta kam futur golin aty. E di shumë mirë o vëlla. Trajneri nuk po më lë të zbres shumë sepse duhet të mbush zonën.
Ftesa e Kombëtares? E para është shumë gjë e mirë që kanë marrë lojtarët e Partizanit. Jam i lumtur për çunat që kanë shkuar. Çdo futbollist ka qejf të ketë ftesën. Jam gati për Kosovën ose Shqipërinë. Kush të më të ftojë, jam gati”, tha ai.