
Martin Nespor rezultoi dështimi më i madh i Skënderbeut për këtë sezon. Futbollisti çek ka pasur disa probleme të cilat e kanë detyruar të udhëtojë drejt Çekisë ku po kalon kohët e fundit. Në 16-të javë kampionati të luajtura, Nespor ka zbritur në fushë vetëm 11' minuta, shumë më pak nga sa pretendohej në fillim të sezonit.
Në këto kushte, pritet që ditët në vijim të ketë një takim mes drejtuesve të klubit dhe menaxheritë të lojtarit për të vendosur për të ardhmen. Problem mbetet fakti se çeku ka një kontratë për një vit me korçarët dhe drejtuesit e klubit do mundohen të gjejnë një rrugë të mesme, në të kundërt janë të detyruar t'i pagujnë rrogën futbollistit pavarësisht kontributit që ia ka dhënë në fushë.
Ditët e para të janarit është planifikuar të zhvillohet takimi mes palëve ku me shumë mundësi mund të ketë një prishje të marrëveshjes me konsensusin e të gjithëve.
[gallery columns="1" size="full" ids="186660"]