
Edy Reja është në stadiumin “Selman Stërmasi” duke ndjekur nga afër ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo sfidë e vlefshme për javën e 12-të të Superiores ka sjellë në kryeqytet trajnerin e Kombëtares. Në një foto të siguruar nga Neësport.al italiani shihet në tribunën VIP duke studiuar lojtarët e kësaj ndeshje para miqësores së Kombëtares kundër Italisë me 16 nëntor.
Kujtojmë që nga ky takim është vetëm Erdenis Gurishta që ka marrë një ftesë për të qenë në fushë kundër Axurrëve. Megjithatë dëshira për të pasur edhe elementë të tjerë nga Superiorja ka bërë që Edy Reja të jetë i pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Poll