Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTOLAJM/ Një kampion në ‘Niko Dovana’, Giovanni Colella nuk i ndahet... Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Një kampion në ‘Niko Dovana’, Giovanni Colella

Giovanni Colella është trajneri kampion në fuqi të paktën deri në maj të vitit 2024. Italiani udhëhoqi Partizanin sezonin e fundit drejt titullit kampion duke ngritur lart trofeun në ndeshjen e fundit të sezonit.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të mbrojtur stolin e tij teksa klubi i kuq vendosi të ndante rrugët me të dhe drejtorin sportiv, Elton Marini. Emri i Colellës ka qarkulluar edhe në ekipe të tjera shqiptare, si Erzeni, ku shihej si një kandidat për të marrë stolin e skuadrës shijakase.

Pavarësisht se asgjë nuk e mban lidhur me Shqipërinë, aktualisht, italiani është ende në vendin tonë. Colella është në tribunat e Niko Dovanës duke ndjekur nga pranë ndeshjen Teuta – Tirana. Gjatë ‘regjimit’ të tij te Partizani, shpeshherrë e kemi parë trajnerin në ndjekje të skuadrave të tjera. Sidomos në ato të Tiranës saqë disa herë, ka marrë edhe reagimet në formë shakaje nga kolegu i tij Orges Shehi.

Cila prej skuadrave të Superiores ka bërë merkaton më të mirë deri më tani?

  • Egnatia
  • Vllaznia
  • Dinamo
  • Partizani
  • Elbasani
  • Bylis
  • Teuta
  • Tirana
  • Vora
  • Flamurtari

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga