Kristal Abazaj ndodhet në Kroaci ku po i nënshtrohet një faze riaftësimi pas një dëmtimi të pësuar në gju. Edhe pse për sulmuesin e Tiranës u përfol se do të mungonte gjatë, foto e publikuar nga vetë ai ka sjellë optimizmin në kampin bardheblu.
Abazaj shfaqet në formë duke u stërvitur në një palestër. Pikërisht para sfidës me Vllazninë në fundjavë, potenti i fazës ofensive duket se “karikon” shokët e tij të skuadrës në këtë klasike të Shqipërisë. Pritet me interes të shihet se kur do të zbresë në fushë lojtari i afruar në këtë merkato dimri te kryeqytetasit.
[caption id="attachment_679545" align="alignnone" width="576"] Postimi i Abazajt[/caption]
Poll