Dalin zërat e para pas takimit mes Simone Inzaghit dhe drejtuesve të Interit që u zhvillua pasditen e sotme, në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti Steven Zhang. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, rinovimi nuk ishte një temë në rend dite.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar për çështjen e merkatos dhe shpenzimit që klubi ka ndërmend të bëjë. Të gjitha këto janë hedhur në tavolinë dhe siç ka ndodhur edhe në vitet e mëparshme, do të jetë e nevojshme fillimisht të shesë dhe më pas të blejë.
Zikaltërit nuk kanë ndërmend të bëjnë çmontimin e skuadrës edhe çdo gjë do të merret me qetësi. Interi pritet të fillojë nga puna pas 30 qershorit. Në Milano nuk duan të nxitojnë dhe ti marrin gjërat me qetësi.

Poll