
Pas José Mourinhos në vespa, Roma tani ka një mural të ri. Kësaj radhe nuk paraqitet Special One, por Romelu Lukaku, i cili do të mbërrijë në Ciampino sot me një fluturim privat nga Londra. Portreti i Big Rom u shfaq në Via dei Capocci, lagje e Romës dhe përfaqëson belgun me maskën e "Gladiatorit".
Jo ndonjë gladiator të thjeshtë, por ai i Russell Crowe në filmin ikonik, me përkrenaren në dorë, sfondin verdhë e kuq dhe buzëqeshjen verbuese. Poshtë mbishkrimi "ROMELV", me v në vend të u, në stilin e Romës së lashtë.
Murali është një vepër e "Anonimo74", një artisti i rrugës i cili i është bashkuar atmosferës pozitive që kanë krijuar tifozët kryeqytetas për afirmin e fundit. Aeroporti po studion masa të posaçme sigurie sepse pritet një fluks i madh mbështetësish.