Sporti i Arteve të Miksuara Marciale ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm në dekadën e fundit. Kompania më e madhe që ka kampionatin më të fortë në këtë sport është Ultimate Fighting Championship, UFC. Yje si Conor McGregor, Khabib Nurmagomedov, Nate Diaz etj kanë bërë hisotri me performancat dhe karakterin e tyre.
Në gjurmët e tyre si duket është edhe një shqiptar. Leon Aliu është luftëtari shqiptarë që në orët e para të mëngjesit me kohën tonë, do të ndeshet në një mini-kampionat për të siguruar vendin e tij mes yjeve të UFC. Aliu stërvitet prej vitesh në Itali dhe trashmë është përballë ndeshjes së tij të karrierës. Kundërshtarë do të ketë brazilianin Bruno Ferreira dhe të dy do të luftojnë për të njëjtin objektiv.