
Andi Matraxhiu është një nga menaxherët e Sebino Plakut. Agjenti i njohur që ka edhe licencën e FIFA-s ka reaguar sot përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook për trajnerin e Skënderbeut, Ilir Dajën. Pikërisht, pas ndeshjes Skënderbeu - Kamza, ku Plaku ishte autor i golit të barazimit, Matraxhiu i drejtohet Ilir Dajës duke shkruar:
"Tani zoti trajner shikoje mire kete nr.9 PLAKU...
Dil ne intervist dhe mos fol serish per te, sepse kesaj here e ke tamam kundershtar, jo si me pare, qe ti me munges profesionalizmi dilje kunder tij me çdo prononcim edhe pse prej tij ishe larte mbi kal.
Tani une nuk e di se kur do te zbresesh prej tij, por sigurisht Zoti larte ne qiell ta dha nje pergjigje se eshte ai nga larte qe i jep gjithkujt ate qe meriton. Edhe ty o trajner i dal nga tregu me pare, qe duhet ti falesh Devi Mukes qe te riktheu, te ka dhene Zoti talentin dhe kete se kam mohuar asnjehere, perpara askujt, por ne krahun tjeter ti ke brenda vetes nje arrogance idioti qe s'te sherben ne asnje sekond.
Nuk eshte tema se Sebino te shenoi nje gol ty, se ka shenuar shume te tille ne karrieren e tij, tema eshte tek kenaqesia e madhe e te mposhtur te arrogancen tende idjote, tema eshte tek nje "hakmarrje" ndaj nje njeriu qe i hodhi djersen poshte lojtarit te tij...
Ndersa ne aspektin personal, une jam "nje femije i lumtur" (siç me ofendove ti dikur) qe po gezoj mbi lodra golin e Sebino Plakut dhe po ta bej te ditur se eshte nje kenaqesi e papershkrueshme kur teksa gezoj perpara kam fytyren tende te trishtuar, fytyren e nje roje te merzitur qe pret tashme "flakurimen" e rradhes per tu pushuar nga puna", përfundon ai.
Kujtojmë që mes Dajës dhe Matraxhiut ka pasur një debat verbal në kohën kur Sebino ishte pjesë e Skënderbeut. Sulmuesi kryeqytetas u largua si i padobishëm nga korçarët, ndërsa këtë sezon ai po tregon se është një nga lojtarët më të mirë të Superiores.
[gallery columns="1" size="full" ids="171897"]