Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Legjenda e Tiranës dhe Skënderbeut bëhet nostalgjik, kujton përballjen me gjigantët e Manchester City në Europë

Shkruar nga NEWSPORT

Kristi Vangjeli ka shkëlqyer prej vitesh në futbollin shqiptar ku ka fituar çdo trofe të mundshëm. Një nga pjesët më të rëndësishme të Skënderbeut të “artë” dhe një nga faktorët e rikthimit të Tiranës te titulli kampion në vitin 2020. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë shembull për të gjithë të rinjtë e këtij pozicioni dhe padyshim më i miri ndër vite.

Karrierën e nisi në Greqi me Aris Thessaloniki dhe është bërë nostalgjik ditën e sotme teksa ka ndarë disa foto në një ndeshje të vitit 2011 në kuadër të Europa League përballë gjigantëve anglez, Manchester City.

Vangjeli ndan dy foto ku shihej në duel me mesfushorin David Silva dhe sulmuesin Carlos Teves në ndeshjen e përfunduar në barazim 0-0 në Greqi ndërsa e para shkoi në favor të “Qytetarëve” 3-0.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga