Eneo Bitri është larguar nga Partizani. Edhe pse nuk është bërë zyrtare nga ana e klubit të kuq, pritet që qendërmbrojtësi i njohur të zyrtarizohet në Turqi. Shtatlarti ishte një nga futbollistët kryesorë të organikës kryeqytetase dhe tanimë pritet me interes të shihet se kush do ta zëvendësojë.
Bitri ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon konsideratën që ka për tifozët e Partizanit. Ai i ka zbuluar në Instagramin e vet duke shkruar: “Më të mirët e këtij vendi”. Me sa duket ai është shumë i lidhur me mbështetësit e kryeqytetasve.
[caption id="attachment_676607" align="alignnone" width="1242"] Postimi i Bitrit[/caption]
Poll