Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Epike në Shqipëri, në rrjetet sociale nxjerrin njoftimin: Punoj si portier kalçetosh, më kontaktoni

Shkruar nga NEWSPORT

Emigrimi i popullsisë në vitet e fundit ka krijuar hendeqe në vendin tonë. Jo vetëm mungesë burimesh njerëzore në profesione, por edhe në sportin më të ndjekur dhe preferuar në botë, futbollin. Në Shqipëri, të shumtë janë ata që preferojnë ta kalojnë kohën e lirë duke luajtur në kalçeto. Megjithatë të gjesh një portier është njëjtë si të kërkosh “gjilpërën në kashtë”.

Madje me batutë mes dashamirësve të futbollit thuhet: “Portieri në minifutboll është si hajmali”. Së fundmi në rrjetet sociale dikush ka nxjerrë një njoftim ku me sa duket ka qëlluar në shenjë. Në mungesë të portierëve, ai tregon se është i gatshëm të bëhet pjesë e kujtdo skuadre kundrejt pagesës. Por, për rezervimin e tij duhet kontaktuar, një ditë para për në Tiranë dhe dy ditë për rrethet. Epike!

[caption id="attachment_687299" align="alignnone" width="547"] Postimi në rrjetet sociale[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga