Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fitorja historike me Partizanin, Kapllani: Ne nuk jemi kalimtarë, ju tregoj sekretin e Erzenit

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja historike me Partizanin, Kapllani: Ne nuk jemi kalimtarë, ju tregoj

 

Partizani ka humbur 0-1 me Erzenin për javën e katërt të Superligës. Në “Elbasan Arena” ka vendosur një gol i Nonato në minutën e 12, me miqtë nga Shijaku që janë treguar të saktë.

Me këtë fitore, Erzeni shkon në kuotën e tetë pikëve, një më pak se Partizani kryesues. Me vetëm dy gola të shënuar në katër javë, skuadra e Kapllanit është për rekord në Superligë, duke qenë të vetmit që nuk kanë pësuar ende gol. Kjo është edhe fitorja e parë e shijakasve ndaj Partizanit në gjithë historinë.

Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani.

“Në fillim thashë se Erzeni nuk do jetë kalimtar në Superligë, duke e ditur se sa vështirësi ka. Grupi, harmonia dhe kolektivi, ky është sekreti. Ambienti që është krijuar është i mrekullueshëm. Guxojmë për fitore, por të jemi me këmbë në tokë.

Mbrojtja e hekurt – Ndaj meritat me gjithë ekipin, mbrojmë në grup. Nga maja e sulmit te Xhika që e ka detyrë të fundit.

Djalin apo vëllanë në ekip – T’i kisha të dy do bëhej ekipi më i fortë.

Kjo fitore historike ndaj pretendentit për titull na bën të përshtatemi më shumë me lojtarët, por na duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Çdo ndeshje për ne është një finale”, tha Kapllani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga